Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Masakër në Ukrainë: Putin vret qytetarët teksa flinin gjumë

LokimagazineLokimagazine17 June, 2025

Në një nga sulmet më të përgjakshme të muajve të fundit, Rusia ka goditur në mes të natës qytetin e Kievit me dy raketa balistike dhe një stuhi dronësh kamikazë, duke shkaktuar një masakër të tmerrshme mes civilëve.

Të paktën 14 persona janë konfirmuar të vdekur deri më tani, ndërsa mbi 99 të tjerë janë plagosur – shumë prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Pjesë të tëra banesash janë shembur në tokë, ndërkohë që ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet nën rrënoja, në përpjekje për të gjetur të mbijetuar.

Një nga ndërtesat e goditura u përmbys krejtësisht – 9 kate u shkrumbuan në një grumbull betoni, duke zhdukur çdo gjurmë jete brenda saj.

Pamjet tronditëse nga vendngjarja tregojnë apartamente të hapura në mes, si të prera me thikë, ndërsa qytetarë të tmerruar kërkojnë të afërmit e tyre në errësirë dhe heshtje varri.

Sulmi ndodhi natën vonë, ndërkohë që miliona banorë të Kievit flinin. Alarmet e sulmit ajror u ndezën për më shumë se 7 orë rresht, duke detyruar qytetarët të strehohen nëpër bodrume dhe strehimore në gjithë qytetin.

“Në një moment nuk ka më jetë”

Olena Lapyshniak, 49 vjeçe, e cila ndodhej në banesën e saj gjatë sulmit, përshkroi çastin kur dëgjoi një fishkëllimë dhe më pas dy shpërthime të fuqishme që shkatërruan gjithçka përreth saj.

“Është e tmerrshme. Është frikshme. Në një moment nuk ka më jetë. Këtu nuk ka asnjë bazë ushtarake. Asgjë. Vetëm njerëz që flenë,” tha ajo mes lotëve.

Deputetja ukrainase Inna Sovsun denoncoi publikisht se një nga raketat goditi një konvikt me studentë. “Jo bazë ushtarake. Jo qendër komanduese. Thjesht një vend ku të rinjtë flenë dhe studiojnë,” u shpreh ajo.

Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit konfirmoi se dëmet janë rezultat i “goditjeve të drejtpërdrejta mbi ndërtesa banimi – nga katet e sipërme deri në bodrum.”

Zelensky: “Një nga goditjet më të tmerrshme në Kiev”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e quajti sulmin “një nga goditjet më të tmerrshme mbi Kiev” dhe konfirmoi se gjatë natës, Rusia ka lëshuar mbi 440 dronë Shahed dhe 32 raketa në drejtim të qyteteve ukrainase.

“Në Kiev, përpjekjet për të shpëtuar njerëzit nën rrënoja vijojnë ende. Ende nuk dihet sa janë të bllokuar. Rusët shkatërruan një seksion të tërë banese. Në total, ndërtesa në 8 distrikte të Kievit janë dëmtuar,” shkroi ai në rrjetin X.

Zelensky shtoi se Vladimir Putin “e bën këtë sepse mundet. Sepse i lejohet të vazhdojë luftën. Dhe është tronditëse kur fuqitë e mëdha të botës mbyllin sytë.”

Krahas Kievit, qytetet Odesa, Zaporizhzhia, Chernihiv, Zhytomyr, Kirovohrad dhe Mykolaiv kanë pësuar gjithashtu sulme të rënda gjatë së njëjtës natë, me viktima dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Related Posts

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Putini vazhdon ta injorojë Trumpin, lëshon një sulm raketor 10-orësh mbi Kievin

10 July, 2025

“Kapiteni u tha ‘jo’, turistët e shpërfillën. Humbi jetën t’i shpëtonte”- Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër

9 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kush janë VIP-at që mund të hyjnë në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë dihet deri tani

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.