Në një zhvillim të papritur që ka tërhequr vëmendjen globale, superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, i ka dërguar një fanellë të firmosur presidentit amerikan Donald Trump, shoqëruar me një mesazh të qartë: “Duke luajtur për paqen” (Playing for peace).
Fotoja e momentit është publikuar në rrjetet sociale, ku Trump shfaqet duke mbajtur fanellën e nënshkruar nga Ronaldo, në një akt simbolik që përkon me përshkallëzimin e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.
Ky veprim nuk ka kaluar pa reagime në rrjetet sociale. Qindra mijëra pëlqime dhe komente kanë shpërndarë gjestin e Ronaldos si një shembull se si figurat publike mund të përdorin ndikimin e tyre për qëllime paqeje.
Ronaldo nuk luan vetëm për gola – këtë herë, ai luajti për paqe.