Televizioni shtetëror i Iranit është sulmuar nga Izraeli gjatë një transmetimi live. Në momentin kur spikerja po jepte lajmet, godina u trondit nga një shpërthim i fuqishëm.
Në një video të publikuar në platformën X, shihet qartë momenti kur studioja e lajmeve mbulohet nga tymi, ndërsa spikerja largohet menjëherë nga ekrani për shkak të situatës së rrezikshme.
Sipas The Jerusalem Post, ky sulm ishte paralajmëruar më herët nga Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, i cili kishte deklaruar se “zëdhënësi i propagandës dhe nxitjes iraniane është në rrugën e zhdukjes”, duke shtuar gjithashtu se ka filluar evakuimi i banesave përreth godinës së televizionit.