Tensionet në Lindjen e Mesme kanë marrë përmasa të reja pas një vale sulmesh raketore të nisura nga Irani drejt Izraelit, të cilat, sipas burimeve zyrtare, kanë shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën diplomatike amerikane.
Mike Huckabee, ish-guvernator dhe figurë e njohur politike republikane, konfirmoi për mediat amerikane se “disa goditje me raketa pranë ndërtesës” kanë shkaktuar “dëme të vogla” në degën e Ambasadës Amerikane në Tel Aviv.
Sipas deklaratës së tij, nuk ka pasur të lënduar në personelin diplomatik amerikan. Për shkak të zhvillimeve, ambasadat dhe konsullatat amerikane në Tel Aviv dhe Jerusalem do të qëndrojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë.
Donald Trump e paralajmëroi Teheranin për pasojat e një sulmi të mundshëm ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara duke thënë:
“Nëse sulmohemi nga Irani në çfarëdo forme, forca e plotë dhe e paimagjinueshme e ushtrisë amerikane do të zbresë mbi ju”.
Pritet një tjetër reagim nga Trump pas sulmit iranian.
