Akuzohej për dhunim, Gjykata Themelore e Prishtinës jep vendimin për Gjikon

Këngëtari i njohur Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës për akuzën e rëndë për dhunim.

Sipas burimeve të Telegrafit, gjykata vendosi se nuk ka prova të mjaftueshme që e lidhin artistin me akuzën, duke e liruar plotësisht nga të gjitha pikat.

Mbrojtjen e tij e udhëhoqi avokati i njohur Kujtim Kerveshi, i famshëm për rastet VIP dhe fitues i çmimeve ndërkombëtare.

Rasti kishte marrë vëmendje të madhe në media, por siç duket, drejtësia foli dhe Gjiko del triumfues.