Trump gati të ndalojë hyrjen e 36 shtete të tjera në SHBA — a përfshihet Shqipëria?

Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton një zgjerim të madh të listës së ndalimit të udhëtimit në SHBA, që do të përfshinte edhe 36 vende të tjera, përveç 12 shteteve që tashmë ndodhen nën kufizime të rrepta.

Ky informacion buron nga një memo e brendshme, e siguruar nga The Washington Post, sipas së cilës vendet e listuara kanë afat 60-ditor për të përmbushur kriteret e reja të sigurisë, përndryshe do të përballen me ndalim të udhëtimit të qytetarëve të tyre drejt SHBA-së.

Çfarë përmban propozimi?

Kjo iniciativë është një rikthim i politikës së ndalimit të udhëtimit (travel ban) të vendosur nga Trump gjatë mandatit të parë, e cila u anulua në kohën e presidentit Biden. Këtë muaj, Trump e rivendosi në fuqi.

“Nuk i duam. Nuk mund të kemi emigracion të hapur nga vende ku nuk mund të verifikojmë me siguri njerëzit që hyjnë,” tha Trump gjatë një deklarate në Truth Social.

Lista e vendeve të reja të përfshira në ndalim (sipas dokumentit të rrjedhur)

  • Afrika (25 vende):
  • Angola
  • Benin
  • Burkina Faso
  • Cabo Verde
  • Kameruni
  • Republika Demokratike e Kongos
  • Xhibuti
  • Etiopia
  • Egjipti
  • Gaboni
  • Gambia
  • Gana
  • Bregu i Fildishtë
  • Liberia
  • Malawi
  • Mauritania
  • Nigeri
  • Niger
  • Senegal
  • Sao Tome dhe Principe
  • Sierra Leone (pjesërisht i kufizuar)
  • Sudani i Jugut
  • Tanzania
  • Zambia
  • Zimbabve
  • Azia (4 vende):
  • Butani
  • Kamboxhia
  • Kirgistani
  • Siria
  • Amerika Qendrore & Karaibet (4 vende):
  • Antigua dhe Barbuda
  • Dominika
  • Saint Kitts dhe Nevis
  • Saint Lucia
  • Oqeania (3 vende):
  • Tonga
  • Tuvalu
  • Vanuatu

Sipas dokumentit, shqetësimet kryesore përfshijnë:

  • Mungesë dokumentacioni të besueshëm identifikimi
  • Mosbashkëpunim me autoritetet amerikane në çështje deportimi
  • Qeveri të papërshtatshme ose jo funksionale
  • Numër i lartë personash që kanë qëndruar ilegalisht në SHBA
  • Aktivitet të supozuar antisemitik dhe anti-amerikan të qytetarëve të tyre brenda SHBA-së

Megjithatë, dokumenti sugjeron se vendet që pranojnë të strehojnë shtetas të dëbuar nga SHBA nëpërmjet marrëveshjeve “vendi i tretë i sigurt” mund të përjashtohen nga ndalimi, edhe nëse problemet e tjera vazhdojnë.

Vendet tashmë nën ndalim të plotë:

  • Afganistani
  • Mianmari
  • Çadi
  • Republika e Kongos
  • Guinea Ekuatoriale
  • Eritrea
  • Haiti
  • Irani
  • Libia
  • Somalia
  • Sudani
  • Jemeni
  • Vendet me kufizime të pjesshme:
  • Burundi
  • Kuba
  • Laosi
  • Sierra Leone
  • Togo
  • Turkmenistani
  • Venezuela

Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar mbi dokumentin, duke theksuar se “nuk komentohet mbi diskutime të brendshme.” Po ashtu, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare.