Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Burri që i mbijetoi rrëzimit të avionit Air India ishte ulur në të njëjtën sedilje me burrin që i shpëtoi rrëzimit fatal të avionit vite më parë

LokimagazineLokimagazine15 June, 2025

Një ngjarje e rrallë dhe e pabesueshme po trondit rrjetin dhe botën e aviacionit: i vetmi i mbijetuar i rrëzimit të avionit të Air India, Vishwash Kumar Ramesh, rezulton të ketë qenë ulur në sediljen 11A – e njëjta sedilje ku ishte ulur Ruangsak Loychusak, i vetmi i mbijetuar i një aksidenti tjetër ajror fatal në vitin 1998.

Ramesh, 40 vjeç dhe me shtetësi britanike, mbijetoi mrekullisht nga rrëzimi i avionit Boeing 787-8 Dreamliner të linjës Air India (fluturimi AI171), i cili u përplas në perimetrin e Aeroportit të Ahmedabadit në perëndim të Indisë.

Nga 242 pasagjerët në bord, përfshirë 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez, vetëm ai arriti të dalë i gjallë.

“Kur pashë daljen e emergjencës, mendova se mund të dal. Provova, dhe dola,” u shpreh ai për mediat lokale. Ai shtoi se dritat në kabinë filluan të vezullojnë me ngjyra jeshile dhe të bardhë pak para përplasjes.

Por ajo që ka habitur më shumë opinionin publik është deklarata e Ruangsak Loychusak, një 47-vjeçar që mbijetoi nga aksidenti i fluturimit Thai Airways TG261 në vitin 1998, ku humbën jetën 101 persona. Loychusak ka pohuar se edhe ai ishte ulur në sediljen 11A gjatë atij fluturimi tragjik, i cili përfundoi në një moçal gjatë uljes.

“Më kapën të dridhurat kur dëgjova se i mbijetuari i vetëm i aksidentit të Air India ishte ulur në të njëjtën sedilje si unë, 11A,” tha ai për Daily Mail. Ai e përshkroi përvojën e tij të mbijetesës si një “jetë e dytë”, ndërsa rrëfeu se për 10 vite nuk mund të udhëtonte me avion për shkak të traumës.

“Do ta mbaj mend gjithmonë zhurmën, aromat, madje edhe shijen e ujit në moçalin ku u përplasëm. Mbyllja dritaret, shmangia e bisedave dhe frika nga stuhitë në ajër ishin pjesë e përditshmërisë sime për një dekadë,” rrëfeu Loychusak.

Hetimet mbi shkakun e rrëzimit të avionit të Air India janë në zhvillim, ndërsa autoritetet e aviacionit civil kanë premtuar një analizë të plotë për të kuptuar se çfarë ndodhi në minutat fatale të fluturimit AI171.

Related Posts

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Putini vazhdon ta injorojë Trumpin, lëshon një sulm raketor 10-orësh mbi Kievin

10 July, 2025

“Kapiteni u tha ‘jo’, turistët e shpërfillën. Humbi jetën t’i shpëtonte”- Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër

9 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kush janë VIP-at që mund të hyjnë në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë dihet deri tani

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.