Ushtria e Iranit ka lëshuar raketa drejt objektivave ushtarake në Izrael, përfshirë selinë qendrore të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në Tel Aviv, në një sulm të cilësuar si “hakmarrje e dhimbshme” ndaj ndërhyrjeve të fundit izraelite në zemrën e programit bërthamor dhe strukturave të armatosura të Teheranit.
Sipas mediave ndërkombëtare dhe pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, të paktën tre persona janë konfirmuar të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e goditjeve iraniane.
Një nga raketat e lëshuara, që arriti të depërtojë mbrojtjen ajrore izraelite, goditi zonën ku ndodhen disa struktura kyçe të IDF-së, përfshirë edhe qendrën komanduese – e njohur si ekuivalenti i “Pentagonit” izraelit.
