Greqia merr vendimin e papritur ndaj shqiptarit që tentoi të shpëtonte nga mbytja dy të miturit

Në një akt guximi të jashtëzakonshëm që ka prekur thellë opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri, një emigrant shqiptar, Goga Levian, u hodh në ujërat e rrëmbyeshme të lumit Arakhtos për të shpëtuar dy fëmijë të mitur që po rrezikonin jetën.

Veprimi i tij i, ndonëse i rrezikshëm, i dha atij jo vetëm mirënjohjen e gjithë komunitetit lokal, por edhe një shpërblim të rrallë: ai ka marrë shtetësinë greke si nder për heroizmin.

Ngjarja ndodhi javën e kaluar në Neohori të Artës, kur dy fëmijë u rrëmbyen nga rrjedha e fortë e lumit. Dëshmitarët tregojnë se situata ishte dramatike dhe çastet vendimtare.

Pikërisht në atë moment, Goga Levian – i njohur nga vendasit si “Leo i fshatit” – pa menduar dy herë, ai u hodh në ujë. Pas dy përpjekjesh të pasuksesshme, në përpjekjen e tretë arriti të lokalizonte një nga fëmijët, i cili ishte pa ndjenja.

“Fëmijët. Vetëm ata mendoj,” u shpreh Goga në një bisedë të shkurtër me mediat greke, duke refuzuar çdo lloj lavdie apo vëmendjeje për veten. Me një zë të dridhur, ai shtoi: “Ai fëmijë ishte në moshën e vajzës sime. Nuk kishte rëndësi kush ishin, çfarë etnie apo feje. Unë jam një i huaj, por jam njeri. I bëra atë që do të bënte çdo baba.”