Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

E rëndë/ Producentja e njohur humb jetën gjatë lindjes

LokimagazineLokimagazine14 June, 2025

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin televiziv amerikan. Lauren Miller, producente ekzekutive e njohur e serialit të famshëm “Real Housewives”, ka ndërruar jetë tragjikisht më 9 qershor, vetëm pak minuta pasi solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

Lauren me bashkëshortin dhe vajzën e tyre

Lajmi u konfirmua nga kompania produksionuese Shed Media, e cila përmes një njoftimi zyrtar deklaroi: “Me zemra të thyera njoftojmë se kolegia dhe mikja jonë, Lauren, u nda nga jeta papritur menjëherë pas lindjes së djalit të saj, Jackson.”

Lauren Miller, e cila ka punuar për versionet e serialit në New York dhe Salt Lake City, ishte 36 vjeç. Ajo la pas bashkëshortin e saj, Kevin Miller, vajzën 3-vjeçare Emma dhe të porsalindurin Jackson, i cili pas lindjes u vendos në kujdes intensiv, por u lirua më 12 qershor dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kevin, i mbetur tani i vetëm me dy fëmijët e mitur, shkroi në një mesazh prekës:

“Lauren ishte dashuria e jetës sime. Zoti më bekoi që më dha mundësinë ta ndaja jetën me të dhe të më dhuronte dy fëmijë të mrekullueshëm. Ju lutem lutuni për ne.”

Ngushëllime kanë ardhur edhe nga emra të njohur të serisë televizive, përfshirë Tamra Judge dhe Heather Gay, të cilat shprehën trishtimin dhe solidaritetin me familjen e saj.

Në mbështetje të Kevin dhe fëmijëve, kolegët kanë hapur një fushatë GoFundMe, e cila deri më tani ka mbledhur mbi 129,000 dollarë.
Në përshkrimin e faqes thuhet:

“Humbja është e paimagjinueshme. Të mbeturit pa Lauren është një boshllëk që nuk mund të zëvendësohet kurrë. Por ndihma jonë mund të lehtësojë një pjesë të barrës që i është ngarkuar bashkëshortit të saj.”

Lauren Miller kishte mbi një dekadë përvojë në televizion, ishte diplomuar për Gazetari dhe Media në Universitetin Shtetëror të San Diegos, dhe kishte punuar më parë në Bunim Murray Productions dhe A&E Networks.

Lauren do të kujtohet jo vetëm për kontributin e saj profesional, por edhe për dashurinë e madhe ndaj familjes.

Për të afërmit, miqtë dhe kolegët e saj, kjo është një humbje që ka lënë pas dhimbje të thellë dhe mall të pashuar.

Related Posts

Xhensila Myrtezaj i bën dhuratën super luksoze Ledri Vulës?

11 July, 2025

“Trupi i përkiste shtetit, partisë” – Monika Lubonja rrëfen për jetën intime të grave në komunizëm

11 July, 2025

Reagon për herë të parë Noizy pas arrestimit në Zvicër

10 July, 2025

Pasi Shpati mohoi zërat për ndarje, partnerja nuk përmbahet më! “Godet” pas deklaratës së këngëtarit

10 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Xhensila Myrtezaj i bën dhuratën super luksoze Ledri Vulës?

“Trupi i përkiste shtetit, partisë” – Monika Lubonja rrëfen për jetën intime të grave në komunizëm

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.