Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Babai shqiptar për djalin e tij që u mbyt në Greqi: ” Të dhurohet zemra e tij. Ai që e merr të bëjë mbi zemër shqiponjën”

LokimagazineLokimagazine14 June, 2025

Një ngjarje e dhimbshme ka prekur thellë opinionin publik në Greqi dhe Shqipëri.

Dy fëmijë, 14-vjeçari grek Spiros dhe 12-vjeçari shqiptar Kleon, u nxorën pa ndjenja nga ujërat e lumit Arahtho në Arta, dy ditë më parë.

Pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të mjekëve në spitalin e Rios në Patra për t’i mbajtur në jetë, të dy fëmijët u shpallën të premten klinikisht të vdekur.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë, duke lënë pas dhimbje të madhe, por edhe shembuj të rrallë humanizmi dhe solidariteti.

Në bregun e lumit ku ndodhi tragjedia, shokët e Spiros dhe Kleonit kanë lënë lule dhe letra me mesazhe prekëse.

“Do ju kujtojmë gjithnjë, ikët si heronj”, lexohet në njërën prej tyre, duke reflektuar dashurinë dhe dhimbjen që la pas kjo ngjarje.

Sipas dëshmive, 14-vjeçari Spiros u hodh në lumë për të ndihmuar mikun e tij Kleon, kur ky i fundit po merrej nga rryma e fortë. Ky akt guximi i adoleshentit grek, që fatkeqësisht përfundoi me humbjen e jetës së të dyve, ka prekur zemrat e të gjithëve.

Një tjetër akt heroik është ai i emigrantit shqiptar Levian Goga, nga Berati, i cili u hodh menjëherë në ujërat e ftohta për të nxjerrë fëmijët. Ai arriti t’i shpëtonte nga uji, por jo nga dëmet që kishin pësuar. Ndërhyrja e tij është vlerësuar gjerësisht nga mediat greke, të cilat rrallëherë më parë kanë theksuar në mënyrë kaq të ndjeshme një akt të tillë nga një emigrant shqiptar.

Në mes të dhimbjes së thellë, prindërit e të dy fëmijëve kanë ndërmarrë një veprim që ka lënë pa fjalë gjithë opinionin publik: ata kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre për të shpëtuar jetë të tjera.

Fillimisht, këtë vendim e morën prindërit e Spiros, dhe më pas edhe prindërit e Kleonit – një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare, por i lindur dhe rritur në Greqi.

“Nuk e shpëtuan dot, por i falënderoj të gjithë. Djali im iku, e mori Zoti, por zemra e tij mbeti në Greqi t’i shtojë jetë një fëmije tjetër”, deklaroi me lot në sy babai i Kleonit. Ai shtoi edhe një dëshirë prekëse: “Kur të mësoj kush e mori zemrën e djalit tim, le të bëjë mbi të shqiponjën e Shqipërisë”.

Nëna e Kleonit falënderoi mjekët për përpjekjet e palodhura. “Gjithë Greqia e ndjeu dhimbjen tonë. Faleminderit nga zemra”, u shpreh ajo.

Drejtori i Reanimacionit në spitalin e Patras, Andreas Iliadhis, i përfshirë drejtpërdrejt në trajtimin e fëmijëve, u prek thellë para kamerave:
“Kleoni i vogël dhe Spiros, së bashku, aty pranë, hapën flatrat e tyre. Sot japin jetë tek shumë fëmijë të tjerë. Zemrat nuk kanë ngjyrë”, tha ai me lot në sy.

Një mesazh solidariteti që kapërcen kufijtë

Ngjarja e rëndë në lumin Arahtho nuk është vetëm një tragjedi, por edhe një histori që rikthen besimin në njerëzimin.

Ajo tregoi se në momentet më të vështira, nuk ka rëndësi origjina, kombësia apo gjuha – ka vetëm dashuria për jetën dhe humaniteti i thellë.

Related Posts

Xhensila Myrtezaj i bën dhuratën super luksoze Ledri Vulës?

11 July, 2025

“Trupi i përkiste shtetit, partisë” – Monika Lubonja rrëfen për jetën intime të grave në komunizëm

11 July, 2025

Reagon për herë të parë Noizy pas arrestimit në Zvicër

10 July, 2025

Pasi Shpati mohoi zërat për ndarje, partnerja nuk përmbahet më! “Godet” pas deklaratës së këngëtarit

10 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Xhensila Myrtezaj i bën dhuratën super luksoze Ledri Vulës?

“Trupi i përkiste shtetit, partisë” – Monika Lubonja rrëfen për jetën intime të grave në komunizëm

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.