Sulmi izraelit, vriten 6 nga njerëzit më të rëndësishëm të Iranit

Izraeli ka nisur sulme ndaj Iranit në orët e para të kësaj të premteje.

Ministri i Mrojtjes së Izraelit, Israel Katz, njoftoi se Izraeli pasi nisi një sulm “parandalues” ndaj Iranit, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Gjashtë shkencëtarë bërthamorë të Iranit u vranë në sulmet ajrore të Izraelit, njoftoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnim.

Midis shkencëtarëve të vrarë ishin Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, një fizikant i cili shërbeu gjithashtu si president i Universitetit Islamik Azad, tha agjencia e lajmeve.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, konfirmoi se një numër komandantësh ushtarakë dhe shkencëtarësh ishin vrarë në sulmet ajrore.