Irani sulm masiv ndaj Izraelit, raketat kalojnë para syve të njerëzve — Pamje të frikshme (Video)

Irani ka ndërmarrë një sulm të drejtpërdrejtë me raketa ndaj Izraelit, duke goditur disa zona përfshirë kryeqytetin Tel Aviv, pas një sulmi ajror të zhvilluar më herët gjatë ditës nga forcat izraelite mbi objektiva bërthamore dhe ushtarake brenda territorit iranian.

Sulmi iranian, i quajtur “Operacioni Ndëshkim i Ashpër” nga autoritetet e Teheranit, përfaqëson hakmarrjen më të rëndë ushtarake të Iranit kundër Izraelit në dekada.

Sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë Izraelin ndërsa dhjetëra raketa ranë në disa qytete izraelite, duke shkaktuar shpërthime të fuqishme dhe panik në mesin e popullatës.

Kjo vjen pas një operacioni të ushtrisë izraelite, e cila mëngjesin e së premtes sulmoi disa objekte iraniane që dyshohet se janë pjesë e programit bërthamor, si dhe seli të Gardës Revolucionare Islamike.