EMRI/ Kjo është vajza 23-vjeçare që kërcënoi taksistin dhe i mori lekët

Një vajzë e re 23-vjeçare është vënë në prangat e Policisë së Kurbinit pasi akuzohet për vjedhje.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia bën me dije se shtetësja e identifikuar si Flogerta Koçi është arrestuar pasi së bashku me mikun e saj 29-vjeçar, Emiljan Nikolli, kanë vjedhur dy persona.

E reja dhe Nikolli, në bashkëpunim me njëri tjetrin, më 30 maj të këtij viti, në fshatin Fushë Mamurras i kanë vjedhur një shumë parash një taksisti.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se Koçi ka qenë pasagjere në këtë taksi dhe ka kërcënuar me armë zjarri shoferin e taksisë duke i marrë atij një shumë të konsiderueshme parash.

Ndërkohë, rasti i dytë i vjedhjes është shënuar në po të njëjtin muaj ku ka qenë 29-vjeçari ai i cili i maskuar ka hyrë në ambientet e një karburanti në fshatin Fushë Gjormë ku dhe ka kërcënuar punonjësin dhe së bashku me 23-vjeçaren i kanë vjedhur xhiron ditore.

Policia aktualisht ka arrestuar të renë, ndërkohë që po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të saj, Emilian Nikolli, i cili është shpallur në kërkim.