Një turist hollandez ka ndarë në platformën Reddit një histori të pazakontë që thotë se i ka ndodhur gjatë një vizite në Kishën e Laçit, në Shqipëri.
Turisti, i cili është prezantuar me emrin anonim “Bdarko”, shkruan se kishte dëgjuar shumë për Kishën e Shna Ndout dhe vendosi ta vizitonte gjatë qëndrimit në vendin tonë.
Ai rrëfen se prej vitesh kishte humbur shikimin në njërin sy për shkak të një dëmtimi që nga fëmijëria. Por, sipas tij, pas lutjeve në kishë, ndodhi ajo që e quan “mrekulli”:
“M’u kthye shikimi në syrin e dëmtuar. Nuk po e besoj ende. Shihja turbull, por tani arrij të shoh përsëri me të,” shkruan ai.
Kisha e Laçit është një nga vendet më të njohura të pelegrinazhit në Shqipëri, ku çdo vit mijëra njerëz luten për shërim, shpresë dhe paqe shpirtërore.
