Hazbi Velsula, autori i vrasjes së Selim Velsulës, qëndroi në arrati disa orë pas krimit të rëndë.
Ai goditi me thikë kushëririn e tij në Xibër të Klosit dhe më pas ishte larguar drejt Tiranës.
Sipas burimeve, ai ka telefonuar motrën e tij duke i thënë që “kam vrarë një person”.
Ka qenë e motra e autorit e cila ka njoftuar policinë, që më pas ka rrethuar zonën në Allias ku ishte fshehur Hazbi Velsula dhe e kanë vendosur në pranga.
Dyshohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Trupi i pajetë i viktimës është gjetur pranë pronës së tij në fshatin Xibër-Murrizë të bashkisë Klos mbrëmjen e së mërkurës (11 maj).
Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës. Raportohet se viktima kishte thike në gjoks dhe pranë trupit të tij është gjetur një thikë.
