Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ahmedabad të Indisë, ku një avion i kompanisë “Air India” me mbi 200 pasagjerë në bord është rrëzuar pranë aeroportit, vetëm pak minuta pas ngritjes.
Avioni i linjës AI171, që udhëtonte nga Ahmedabad drejt Londrës (Gatwick), kishte një orar nisjeje në 09:50 me orën lokale.
Sipas “FlightRadar24”, sinjali i fluturimit u humb në orën 10:08, vetëm 625 metra mbi tokë – më pak se një minutë pasi ishte ngritur nga pista.
Pamje të transmetuara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen mbi zonën e aeroportit.
