Vendi është tronditur sërish, pasi një tjetër i ri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Autoritetet policore raportojnë se viktima është N. Ll., 28 vjeç nga fshati Cakran i Fierit.
Sipas Policisë, ai është gjetur nga familjarët pa shenja jete, në oborrin e banesës së tij, ku dyshohet se është vetëvarur.
Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Vëvrasjet e të rinjëve janë kthyer në një situatë alarmante kohët e fundit, me raste të shumta në të gjithë vendin, ku vetëm në Korçë dhe Pogradec, tre të rinj brenda pak ditësh i dhanë fund jetës duke u vetëvarur.
