Florije Kelmendi Selimi, nëna e reperit të njohur Getoar Selimi (Ghetto Geasy) dhe vjehrra e prezantueses Marina Vjollca, është arrestuar këtë të enjte në Prishtinë me urdhër të Prokurorisë Themelore.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i saj u krye gjatë një operacioni në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Infrastrukturës, ku janë ndaluar disa zyrtarë të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, konfirmoi operacionin duke theksuar se “në koordinim me prokurorinë, hetimet po zhvillohen mbi bazën e dyshimeve konkrete”.
Deri më tani janë arrestuar tre zyrtarë të kësaj ministrie.
Autoritetet kanë bërë të ditur se, pas përfundimit të procedurave fillestare hetimore, do të jepen detaje të tjera në përputhje me zhvillimet ligjore.