Pas publikimit të pamjeve tronditëse të ngjarjes ku humbi jetën 15-vjeçari Martin Cani, ka reaguar edhe nëna e tij.
E ftuar në emisionin “Opinion”, ajo tha se nuk ishte në dijeni për videon, derisa e morën në telefon dhe e njoftuan.
“Po mundohemi ta marrim veten. Dhimbja çdo ditë shtohet, por ne duam që Martinin ta mbajmë gjallë me kujtimet e tij. U trondita shumë nga pamjet. Nuk e dija që videoja është publikuar,” tha ajo mes lotësh.
View this post on Instagram
