“Pse kaq vështirë të shënoni gol?”- Rei Manaj jep përgjigjen arrogante (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme, Kombëtarja shqiptare e futbollit mori një tjetër barazim, këtë herë ndaj Letonisë, vetëm pak ditë pas rezultatit 0-0 ndaj Serbisë.

Pas ndeshjes, Manaj u mor në një intervistë të shkurtër nga gazetarët, por habiti me një nga përgjigjet e tij.

Pse është kaq e vështirë me shku te goli?”, u pyet Manaj, ndërsa ai iu përgjigj: “Po lozim për Kupën e Botës, s’po lozim kalçeto me shokët. Normalisht që është e vështirë të bësh gol. Futbolli nuk lozet me matematikë, se Letonia është e vendit të 138-të dhe duhet t’i bësh 5 gola dhe Serbia që është në vendin e 20-të, s’duhet t’i bësh gol. Këto janë gjëra futbolli“.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by REBEL NEWS ALBANIA (@rebelnewsal)