Prokuroria reagon menjëherë pasi u bënë publike pamjet e vrasjes së Martin Canit!

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim penal pas publikimit në media të një videoje që lidhet me ngjarjen ku humbi jetën i mituri Martin Cani në shkollën “Fan Noli”.

Akuza është për “Zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”.

Në video shfaqen të mitur me emrat e tyre të plotë, ndonëse procesi gjyqësor për këtë çështje po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Sipas Prokurorisë, publikimi i pamjeve shkel ligjin, sepse ato janë pjesë e provave të gjykimit dhe përmbajnë të dhëna sensitive.

Videoja është identike me një CD që është dorëzuar në dosjen hetimore dhe i është dhënë avokatit të familjes së viktimës me kusht që të mos publikohet.

Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar se kush e nxori videon dhe si përfundoi në media.