Këngëtari i njohur dhe ish-fituesi i “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka emocionuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale me një postim të veçantë.
Ai ka publikuar një foto të ëmbël me vajzën e tij të vogël, Lunen, e cila shihet duke luajtur në bateri, ndërsa ai e përqafon plot dashuri dhe përkujdesje.
Në krah të fotos, Luizi ka shkruar një tekst prekës, ku shpreh ndjenjat e tij të thella si baba:
“E puth né ballé për ta mbrojtur nga çdo dhimbje dhe te kuptoje se sa e veçante eshte per mua. E ngre lart qe te preke yjet, endrrat e veta dhe të fluturojé mbi çdo pengesë. E mbaj në prehërin tim që të ndjejë ritmin e zemrës sime, se që kur erdhi ajo, çdo rrahje ka kuptim, dhe çdo moment më ngjall jetë dhe shpresë.”
Ky moment i ndjerë ka prekur shumë fansa, të cilët kanë shpërthyer në komente pozitive dhe zemra në Instagram, duke e vlerësuar Luizin si një baba të dashur, të përkushtuar dhe të ndjeshëm ndaj vajzës së tij.