Krim i rëndë në vend — Një burrë gjendet i vrarë anës rrugës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Klos, ku është gjetur i pajetë një burrë 65-vjeçar me inicialet S.V.

Sipas burimeve të para, ai është goditur me thikë të paktën tre herë në zonën e gjoksit.

Viktima kishte plagë edhe në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Trupi është gjetur i braktisur anës rrugës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.