Disa prej hiteve më të mëdha të këngëtarit Gjest, si “Katile”, “Idiote”, “U halite” dhe “Pandemia”, janë zhdukur krejtësisht nga platforma YouTube, duke shkaktuar habi dhe shqetësim mes fansave.
Burime të afërta me menaxhmentin e artistit kanë bërë të ditur se këngët ishin në administrim nga Samed Potera, por për fat të keq, kanali përkatës është hakuar dhe videot janë fshirë nga të gjitha platformat online.
Sipas të njëjtave burime, puna për rikthimin e këtyre këngëve ka filluar, por ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi kibernetik të pazbuluar.
Fansat duhet të presin edhe pak për më shumë detaje dhe për rikthimin e projekteve të preferuara në rrjet.
