Skandal/ Mësuesja filmon 6-vjeçarin në klasë duke prekur organin gjenital: “Bëje ashtu”

Një rast tronditës është zbuluar në një shkollën private në Kosovë në lagjen Marigona, ku një mësuese e klasës së parë dyshohet për një akt të rëndë ndaj një nxënësi 6-vjeçar.

Sipas burimeve të “Sinjali.com“, më 30 maj, mësuesja N.S. ka incizuar me telefonin e saj personal një video ku shfaqet nxënësi i mitur, duke kryer veprime të pahijshme në klasë.

Në videon që i ka dërguar më pas nënës së fëmijës, dëgjohet zëri i mësueses teksa i drejtohet fëmijës me fjalët “bëje ashtu”, ndërsa djali shihet duke e prekur organin e tij gjenital – një moment që ka tronditur jo vetëm prindërit, por edhe hetuesit që janë përballur me materialin.

Pas marrjes së videos, nëna e fëmijës, e tmerruar nga ajo që pa, së bashku me bashkëshortin, është drejtuar menjëherë në polici.

Rasti është trajtuar me urgjencë nga njësia e hetimeve, ndërsa pas konsultimeve me prokuroren kujdestare, është hapur shënim zyrtar dhe janë intervistuar palët e përfshira.

Sipas të njëjtit burim, më 09 qershor, pasi janë siguruar deklaratat përkatëse dhe materiali provues, Prokuroria e të Miturve ka autorizuar hapjen e hetimeve penale ndaj mësueses N.S. për veprën “Degradimi i integritetit seksual”, ndërsa e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.