Një video tepër prekëse është bërë virale në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e mijëra njerëzve.
Ajo tregon një moment të dhimbshëm mes një çifti të moshuarish në një dhomë spitali, pak orë para ndarjes nga jeta të burrit.
Në pamje, gjyshja shihet e ulur pranë bashkëshortit të saj, e përhumbur në një dhimbje të qetë por të thellë, ndërsa ai ndodhej ende gjallë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me butësi e dashuri, ajo i flet, duke i pëshpëritur:
“Të lutem zgjohu. Të dua! Më dëgjon?”
Sipas familjarëve, burri ndërroi jetë mëngjesin pasues, ndërsa videoja u shpërnda nga një i afërm që dëshironte të nderonte lidhjen e tyre të veçantë.
