Modelja e njohur në OnlyFans, e cila njihet online si Mary Magdalene, ka ndarë me ndjekësit një foto të rrallë nga koha kur nuk kishte ende tatuazhe.
Imazhi ka bërë bujë në rrjet, duke nxitur reagime të shumta, pasi shfaq një pamje krejt ndryshe nga ajo që publiku njeh sot.
Denisa, e lindur në Meksikë, ka kaluar vite të tëra duke i transformuar pamjen vetes përmes ndërhyrjeve ekstreme estetike dhe tatuazheve të shumta.
Ajo ka errësuar plotësisht krahët dhe gjoksin me bojë të zezë, ka bërë ndryshime drastike në fytyrë dhe së fundmi ka rrezikuar shikimin duke tentuar një tatuazh me ngjyrë të verdhë në syrin e djathtë – një procedurë që për pak i kushtoi syrin.
Në një nga videot e fundit, ajo tregoi se pas procedurës së syrit, përjetoi dhimbje të mëdha, ënjtje dhe vështirësi në shikim.
Mjekët madje paralajmëruan se nëse gjendja do të përkeqësohej, mund t’i nevojitej heqja e syrit.
Denisa ka deklaruar më herët se ka shpenzuar mbi 150,000 dollarë për ndryshimet në trupin e saj.
Në një rrëfim të vitit 2023, ajo pranoi se ishte e lodhur nga ky cikël i pafund ndërhyrjesh estetike:
“Nuk është më një aventurë argëtuese, është thjesht rraskapitëse në çdo aspekt – kohë, para, energji dhe shëndet,” – shkroi ajo.
Sipas ekspertëve, tatuazhet në sy dhe ndërhyrjet për ndryshimin e ngjyrës së tyre janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe nuk rekomandohen për arsye estetike.
Rreziku për infeksione, verbim apo dëmtime të përhershme mbetet shumë i lartë.