Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

VIDEO/ Protestuesit në SHBA godasin me gurë dhe u vënë flakën makinave të policisë

LokimagazineLokimagazine9 June, 2025

Të paktën 17 oficerë të Patrullës së Autostradave të Kalifornisë (CHP) janë detyruar të braktisin automjetet e tyre dhe të strehohen nën një nënkalim, pasi janë sulmuar me gurë, fishekzjarre dhe objekte të rënda, nga protestues të dhunshëm.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite në autostradën 101, gjatë protestave masive në qendër të Los Angele s, të cilat u zhvilluan kundër një vale bastisjesh imigracioni të urdhëruara nga Presidenti Donald Trump dhe të zbatuara nga Zyra për Imigracionin dhe Doganat (ICE). Bastisjet kanë shënjestruar kryesisht punëtorë ditorë dhe biznese, duke shkaktuar reagime të forta publike.

Sipas videove të shpërndara në rrjetet sociale, automjetet e policisë u qëlluan me gurë dhe mjete shpërthyese, ndërsa në një moment, një nga makinat mori flakë. Policët e bllokuar nën urë u detyruan të shuanin zjarrin dhe të mbrohen pa ndonjë ndërhyrje të menjëhershme.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2025/06/c40961b364729f96d1338428e6087d50.mp4

Gjatë protestave janë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për shpërndarjen e turmave, ndërsa në disa zona janë djegur automjete pa shofer të shërbimit të taksive Waymo. Policia e Los Anxhelosit ka shpallur disa tubime si të paligjshme dhe ka kryer arrestime, duke u përballur me objekte të hedhura nga protestuesit.

Protestat janë përshkruar si paqësore nga autoritetet lokale, përfshirë Guvernatorin Gavin Newsom dhe ish-nënpresidenten Kamala Harris, të cilët dënuan vendosjen e Gardës Kombëtare nga Presidenti Trump, duke e cilësuar si provokim të qëllimshëm.

Presidenti Donald Trump, në anën tjetër, deklaroi se Los Angeles është “pushtuar nga të huaj të paligjshëm dhe kriminelë”, dhe se trazirat vetëm sa e “forcojnë vendosmërinë për të çliruar qytetin”. Ai premtoi se administrata e tij do ndërmarrë “të gjitha veprimet e nevojshme për të rivendosur rendin”.

Me fillimin e javës së re, tensionet në qytet mbeten të larta, ndërsa protestat kundër bastisjeve të ICE-së pritet të vazhdojnë. Autoritetet federale dhe lokale janë në përplasje të hapur për qasjen ndaj protestave dhe masave të sigurisë. Analistët paralajmërojnë për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës, në një qytet tashmë të ngarkuar nga ndarjet politike dhe shoqërore.

Related Posts

Irani sulmon bazën amerikane me raketa balistike

23 June, 2025

Trump kërcënon Rusinë: “Jemi gati të lëshojmë armën më vdekjeprurëse të ndërtuar ndonjëherë”

23 June, 2025

Zbulohet çfarë e shkaktoi zjarrin në apartamentin 500 mijë eurosh të Françeska Muratit

23 June, 2025

Atentat vrasje ndaj presidentit ukrainas, Zelenskyt në Poloni — zbardhet ngjarja

23 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kiara Tito ndan pamjet mahnitëse nga shtëpia e saj e re me Luiz Ejllin (Video)

Feançeska Murati bën reagimin e *çuditshëm* pasi shtëpia e saj 500 mijë euroshe përfundoi në flakë

Irani sulmon bazën amerikane me raketa balistike

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.