Një situatë e pazakontë ka ndodhur në emisionin e njohur “Përputhen”, ku dy nga konkurrentët, Xhiliola dhe Antoni, janë zënë ashpër me njëri-tjetrin.
Gjatë debatit, Antoni zbuloi se ata kanë qenë në një lidhje dashurie për gati 6 muaj, para se të hynin në program.
Sipas Antonit, ata janë ndarë vetëm 3 javë më parë, por Xhiliola e ka bindur që të hyjnë në emision sikur nuk njiheshin fare, me idenë se produksioni ishte në dijeni. Ai thotë se është ndier i manipuluar, dhe se gjithçka ka qenë e planifikuar nga ana e saj.
Gjërat u tensionuan më tej kur Antoni publikoi disa mesazhe private, ku Xhiliola përmend një shumë prej 150 eurosh, për të cilën nuk është shumë e qartë se për çfarë bëhet fjalë. Kur u përball me këto akuza, Xhiliola reagoi me fjalë shumë të ashpra dhe e ofendoi publikisht.
Moderatorja e emisionit, Megi Pojani, u përpoq të qartësonte pse kjo histori nuk ishte bërë publike më herët, por përgjigjja e Antonit ishte se nuk kishte pasur guximin, pasi ishte mashtruar.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Kjo ngjarje i ka hedhur benzinë zjarrit të kritikave të vazhdueshme ndaj programit “Përputhen”, i cili prej kohësh akuzohet për manipulim të skenarëve dhe përfshirje të qëllimshme të personazheve me histori paraprake për të rritur audiencën.
