Pas përfundimit të bashkëpunimit me Fifin dhe tensioneve që u reflektuan në fshirjen e këngëve dhe fotove të përbashkëta, duket se Egli Tako mund të jetë duke shqyrtuar një hap të ri në karrierën muzikore.
Sipas burimeve të “Prive”, këngëtarja kishte marrë një ftesë zyrtare nga artisti dhe producenti Gjesti për t’u bërë pjesë e labelit të tij.
Kjo ftesë ishte bërë disa ditë më parë, por në atë kohë Egli thuhet se e kishte refuzuar, për shkak të angazhimeve dhe marrëdhënies profesionale me Fifin.
Por tani që raportet mes tyre janë ndërprerë dhe bashkëpunimi i tyre është zbehur plotësisht, shtrohet pyetja: A do ta rishikojë Egli vendimin dhe t’i bashkohet ekipit të Gjestit?
Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, por situata mbetet e hapur dhe çdo zhvillim i ri mund të sjellë një kapitull tjetër në rrugën artistike të Eglit.