Serbët ‘aktorë’ të vërtetë! Pamjet tregojnë se sendet nuk i prekën asnjëherë (Video)

Mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë u zhvillua ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset drejt Kupës së Botës 2026.

Takimi përfundoi me rezultatin 0-0, pas një përballjeje intensive, me raste të pastra për të dyja skuadrat.

Megjithatë, përveç emocioneve sportive, ndeshja nuk i shpëtoi as incidenteve. Në disa momente gjatë lojës, lojtarë të përfaqësueses serbe u panë të shtrirë në tokë, duke pretenduar se ishin goditur me sende të hedhura nga tribuna e tifozëve shqiptarë.

Por pamjet e publikuara në rrjetet sociale hedhin dyshime serioze mbi këto pretendime.

Në video duket qartë se në asnjë moment nuk hidhen objekte drejt tyre, ndërsa sjellja e disa lojtarëve serbë ngjan më shumë me skena teatrale sesa me reagime ndaj goditjeve reale.