Jozi në një romancë të re pas ndarjes? Reagon Loredana

Loredana ka reaguar pas lajmeve që qarkullojnë në mediat rozë, ku thuhet se Jozi tashmë është në një romancë të re.

Teksa po fliste për marrëdhënien me prindërit e saj në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Loredana tha se e pyetën lidhur me foton e Jozit që qarkullon në rrjet.

Loredana tha se ‘ndihet mirë’ dhe se ‘zoti i bekoftë’.

Duan të marrin vesh gjithçka. Për lajmin që doli për Jozin, më thanë si ndihesh. Thash shumë mirë, zoti i bekoftë. Si ndihem? Nuk më bën asnjë përshtypje”-tha shkurtimisht Lordana.

Dy ish banorët e Big Brother VIP 4 e nisën romancën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por mesa duket nuk është finalizuar.