Gjendet pa shenja jete një person mes shkurreve në Tiranë

Një person është gjetur i vdekur në një shkurre në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.

Dyshohet se viktima është endacak dhe se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Banoret e zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje.