Degradon situata në “Ferma VIP”, përplasje e fortë mes Andreas dhe Yllit: “Ta fus th*kën në fyt” (Video)

Situata në “Ferma VIP” ka dalë jashtë kontrollit mbrëmjen e djeshme, gjatë një momenti vendimtar për zgjedhjen e finalistëve.

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Andreas dhe Yllit, duke sjellë në skenë fjalor të rëndë dhe kërcënime shqetësuese.

Konflikti nisi kur Ylli e akuzoi Andrean se është “fake”, duke ndezur menjëherë reagimin e këtij të fundit.

Andrea shpërtheu me tone të larta dhe kërcënime të rënda, duke i thënë mes të tjerash: “Ta shtyp kokën. Mos më thuaj mua ashtu. Ti e do thikën në fyt”.

Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në rrjete sociale, ku shumë shikues kanë shprehur shqetësim për përmbajtjen e dhunshme dhe mungesën e ndërhyrjes së menjëhershme për të qetësuar situatën.

Pritet që produksioni të marrë masa dhe të japë një reagim zyrtar lidhur me incidentin dhe gjuhën e përdorur nga konkurrentët.