Kantautori i mirënjohur shqiptar, Ardit Gjebrea ditën e sotme feston ditëlindjen e 62-të.
Teksa ka ndarë një video nga momenti ku ka fikiur qirinjtë e tortës në mesnatë, Arditi ka falenderuar të gjithë miqtë që i kanë qëndruar pranë, kolegët e familjes së madhe “ E diela shqiptare” si dhe padyshim familjen e tij, nënën, motrën, bashkëshorten Anila dhe dy fëmijët, Jonin dhe Anën.
Por sikundër ndodh në momentin para fikjes së qirinjve që mendohet dëshira por nuk thuhet, këngëtari e ka zbuluar dëshirën në këtë ditëlindje kur tha se teksa edhe Kënga Magjike këtë vit mbush 25 vjet, dëshira e tij është që ndryshe nga herë të tjera festivalin që ka organizuar ai për çerek shekulli do ta prezantojë me vajzën e tij, Ana Gjebrea.
“Dashuria që më rrethon, është dhurata më e bukur që kam! Çdo datëlindje për mua është një fillim i ri, një sfidë, për të qëndruar mbi të gjitha – njeri! Faleminderit që ndajmë jetën bashkë! Arditi.”– shkruan Arditi.
View this post on Instagram
