Zbulohet arsyeja, ja pse fqinji qëlloi me armë çiftin e bashkëshortëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri dy komshinjtë e tij, Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, ku një konflikt mes palëve për çështjen e një qeni, u përshkallëzua në përdorimin e armës, ku Osmani qëlloi drejt fqinjëve të tij.

Pas ngjarjes, 56-vjeçari u largua në drejtim të paditur, por disa orë më vonë u vetëdorëzua në Polici. Çifti ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes