Video/ Momenti kur gjendet gjallë pas tre ditësh i aksidentuari që kishte mbetur i bllokuar në makinë

Një aksident rrugor është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, makina tip Audi ka dalë nga rruga duke përfunduar në Zallin e Bulqizës.

Aksidenti është pikasur nga disa kalimtarë ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të automjetit.

Burime pranë policisë bëjnë se drejtuesi i mjetit me origjinë nga Maqellara ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga familjarët.

Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi I.N., 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa.

35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, sipas njoftimit të policisë.