Me “Zjerm”-in e tyre ndezën skenën e Eurovisionit, ngritën publikun në këmbë dhe i bënë të gjithë të mësonin pak shqip!
Shkodra Elektronike mori vendin e 8-të, duke fituar miliona zemra, edhe pse juria nuk ishte aq bujare sa fansat, të cilët shpërthyen në vota.
Të ftuar në “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ata treguan me sportivitet prapaskenat dhe zbuluan një koment epik nga një gjerman që u dashurua me “Zjerm”-in e tyre!
-Po juria pse nuk ju dha shumë pikë si publiku? Janë ziliqarë ata apo janë dorështrënguar si mësuesja ime e matematikës?
Kolë Laca: Juria është djegur shumë prej zjermit, është djegur më tepër se publiku dhe s’ka pasur mundësi pastaj të na japë vota.
Beatriçe Gjergji: Kanë pasur frikë.
Kolë Laca: Tepër zjerm.
-Po publiku ju renditi ju te pesë më të mirët në Eurovision dhe ju dha shumë dashuri. A mund ta di cili është komenti më i bukur që keni marrë nga një i huaj?
Beatriçe Gjergji: “Jam shumë krenar që jam shqiptar edhe pse nuk jam shqiptar”, nga një gjerman.
