Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Kënga e fundit e Luiz Ejllit i përket dikujt tjetër, vjen reagimi i autorëve (Foto)

LokimagazineLokimagazine6 June, 2025

Luiz Ejlli vendosi t’i japë fund në mënyrë kreative thashethemeve të fundit që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, sipas të cilave bashkëshortja e tij, Kiara Tito, mund të ishte sërish shtatzënë.

Këngëtari publikoi një videoklip të shkurtër me elemente folklorike, ku shfaqej së bashku me Kiarën dhe vajzën e tyre të vogël, Luna Mari.

Përmes kësaj videoje, Luizi mohoi në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me autoironi lajmet për një fëmijë të dytë në ardhje.

Materiali u prit me interes nga publiku dhe u shpërnda gjerësisht në rrjet, falë mënyrës së veçantë dhe argëtuese me të cilën çifti vendosi të adresojë thashethemet.

Megjithatë, pas publikimit të videos, ka pasur reagime nga komuniteti artistik, konkretisht nga kompozitori Driton Fazliu.

Në një postim në Facebook, ai tha se melodia dhe orkestrimi i përdorur në këtë klip janë marrë nga një këngë ekzistuese, për të cilën autor i melodisë është Milaim Mezini, ndërsa orkestrimi është realizuar nga M&D Studio – përkatësisht nga Muhamet Selimi dhe vetë Fazliu.

Fazliu shprehu keqardhje që në videon e Luizit nuk janë përmendur autorët origjinalë të veprës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave folklorike përmes respektit ndaj krijuesve.

“Një sqarim për të gjithë dashamirët e muzikës folklorike! Sot e dëgjova një këngë folklorike nga këngëtari i njohur i muzikës së lehtë Luiz Ejlli dhe më bëri përshtypje, sepse traditat tona vetëm në këtë mënyrë ruhen dhe kultivohen. Deri këtu jemi në rregull! Por çdoherë ekziston “por”, me këtë rast këngëtari Luiz Ejlli e ka marrë melodinë dhe orkestrimin komplet të një kënge melodinë e së cilës e ka bërë Milaim Mezini ndërsa është orkestruar nga M&D studio, Muhamet Selimi e Driton Fazliu!

Se populli ynë ka nevojë të kuktivohet folklori kjo ështëe sigurtë si bukën që e hamë, por do të ishte e rrugës që nga këngëtari Luiz Ejlli të paktën të cekej se nga rrjedh melodia dhe ai orkestrim”, shkroi ai.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim publik nga Luizi në lidhje me këtë koment.

Related Posts

Loredana pendohet për ndërhyrjet plastike dhe bën ndryshimin e papritur në fytyrë (Foto)

20 June, 2025

Rrjeti po zien/ Ndahet çifti i dashur, Sara dhe Dj Pm?

19 June, 2025

Ju njohim me 18-vjeçaren që mori kurorën e “Miss Shqipëria 2025”

19 June, 2025

Sara Hoxha feston ditëlindjen në “krahët” e partnerit të ri, Erik Fullanit (FOTO)

19 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

SHBA dërgon avionin më të madh ushtarak në botë pranë kufirit me Iranin

Lufta e Tretë Botërore po vjen: Irani tenton të ekzekutojë presidentin Trump

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.