Shumë pak e njohin/ Në ditën e saj të lindjes, Ledion Liço prezanton motrën e tij (Foto)

Moderatori i njohur shqiptar, Ledion Liço, ka bërë një postim shumë të ndjerë në Instagram për të uruar motrën e tij Tina me rastin e ditëlindjes së saj.

Edhe pse rrallëherë ndan momente personale me ndjekësit e tij, këtë herë Ledioni ka zgjedhur të ndajë një fotografi bardhë e zi ku shfaqet pranë motrës së tij, duke shkëmbyer buzëqeshje të sinqerta në një ambient familjar.

Në përshkrimin që shoqëron foton, ai shpreh dashurinë dhe mirënjohjen e thellë për Tinën, duke e cilësuar si një nga njerëzit e paktë që është gjithmonë aty pa kushte dhe që i ndihmon të shohë anën e bukur të jetës. “Thjesht kjo është motra ime,” shkruan Ledioni me një ton plot ndjeshmëri.

Gëzuar Ditëlindjen shpirti im! 36 vite bashkë, në të mirë e në të keq. Faleminderit për çdo gjë që bën. Mezi pres për 36 të tjerat! Love You Tina!” – përfundon ai urimin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledion Liço (@mr.ledionlico)

Ky postim i ka prekur shumë ndjekësit, jo vetëm për mesazhin emocional, por edhe për faktin që Ledioni rrallë ndan kaq shumë nga jeta e tij personale në rrjete sociale.