Policia i sekuestron shqiptarit 500 mijë euro, prona dhe automjete (EMRI)

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Source”, që ka çuar në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 500 mijë euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Në qendër të hetimeve është shtetasi Bujar Lleshi, i dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura me llamba.

Sekuestroja përfshin prona në Kamzë, konkretisht:

  • -Një objekt banimi;
  • -Dy automjete (“Jeep” dhe “Opel Corsa”);
  • -Një biznes privat me aktivitet në fushën e tregtimit dhe riparimit të automjeteve.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Hetimet vijojnë për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se janë krijuar përmes veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi dhe rrjetit të tij familjar.

Materialet janë referuar tashmë Prokurorisë për vijimin e procedurave ligjore.