Vserlo, këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, ka tërhequr sërish vëmendjen e rrjeteve sociale pas një postimi të fundit në profilin e tij në Instagram.
Në foto, artisti shfaqet me shpinë nga kamera, me pjesën e sipërme të trupit të zhveshur, ndërsa vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr veshja e poshtme – një palë të brendshme të stilit brazilian, të cilat janë konsideruar nga ndjekësit si të ngjashme me ato të femrave.
Postimi ka ngjallur menjëherë reagime të shumta në rrjet, duke u komentuar si një akt provokues dhe i qëllimshëm për të sfiduar normat tradicionale të paraqitjes mashkullore në publik.
Kujtojmë se gjatë kohës që ishte pjesë e spektaklit, Vserlo u vu në qendër të thashethemeve pas qarkullimit të një videoje intime në rrjet, ku pretendohej se shfaqej në një situatë afektive me një mashkull tjetër – pretendime që artisti i ka mohuar kategorikisht pas përfundimit të spektaklit.
Pavarësisht polemikave, Vserlo ka vijuar të jetë aktiv në rrjete sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe projektet e tij muzikore.
Kjo foto e fundit, megjithatë, duket se ka qenë ndër më komentuarat në profilin e tij.