Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve të parregullt të aplikonin për leje qëndrimi pas shtatë vitesh qëndrimi në vend.
Ministri i Migracionit, Makis Voridis, deklaroi se kjo dispozitë është abuzuar dhe se nga tani e tutje “ata që ndodhen ilegalisht në Greqi, nuk do të legalizohen kurrë”.
Ai theksoi se çdo vit hyjnë ilegalisht rreth 55-65,000 emigrantë, gjysmës së të cilëve u jepet azil.
Projektligji i ri, i miratuar nga kabineti dhe që pritet të kalojë në Parlament në qershor, parashikon dënim me burg deri në pesë vjet për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm.
Gjithashtu, paraburgimi para deportimit do të zgjatet deri në dy vjet nga maksimumi aktual prej 18 muajsh.