Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Arben e Denis Duka: Poezitë që babë e bir ia dedikuan njëri-tjetrit para se të ndërronin jetë

LokimagazineLokimagazine5 June, 2025

Dy humbje të rënda për familjen Duka brenda një kohe të shkurtër: ndarja nga jeta e poetit të njohur Arben Duka dhe më pas, ndarja e parakohshme nga jeta e të birit, Denisit.

Një dhimbje që rrëzon çdo fjalë dhe shndërrohet në poezi – si e vetmja gjuhë që i bashkonte deri në frymën e fundit.

Denisi, që jetonte në SHBA, nuk mundi të merrte pjesë në varrimin e të atit – një nga pengjet më të mëdha në jetën e tij.

Por përmes vargjeve, të dy lanë pas dëshmi të thella dashurie dhe ndjenje – që tani lexohen si një letërkëmbim poetik midis jetës dhe vdekjes.

Poezia e fundit e Arben Dukës për të birin: “Për Denisin”

Si pikë e lotit ngjan me mua,
o biri im-Denis,
babai nga vitet u rrëzua,
po ti m’u bëre Lis!

M’u rrite shpejt – si vetëtima,
sa më tani s’të njoh,
në çdo qelizë të qënies tënde,
unë veten time shoh!

Ndaj do të shkoj këtej i qetë,
dhe dheu do më treti,
se shpirti im i gjerë si det,
tek ti i gjithi mbeti.

Kjo s’është Këngë për Lamtumirë,
po ku i dihet jetës,
bëhu në jetë Njeri i Mirë,
dhe Rob i së vërtetës!

Kjo s’është Këngë për Lamtumirë,
po jeta çfarë s’punon,
bëhu në jetë Njeri i Mirë,
se shpirti im të mbron.

Haj-paqe Biri im i vetëm,
më shumë s’kam ç’të them,
po shpirti im ty do të mbrojë,
dhe fare kur mos jem!


Përgjigjja poetike e Denis Dukës: “Ike Baba”

Ike baba në të tjera hapësira,
U ngjite atje, ku shkojnë shpirtat e mira.
E ne na le me këtë kaplim të zi,
Sa e vështirë qenka të jetosh pa ty!

Se për ty s’ka lamtumira dhe fjalë fluturake,
Por veç balada dhe vepra pasionante,
Që me ëndje sot i lexoj e jetoj,
Pasi thelbin tim akoma të sëmurë, dua ta shëroj.

U prehsh në paqe i dashur Baba,
Nëpër diapazone ku dhimbja formë më nuk ka,
Të jesh i lumtur kudo që të jesh,
Atje ku hidhërimi dhe mërzitja s’ka më peshë.

U rilindish prapë si feniks i pasionit,
Nëpër brigje deti nën erën e Jonit,
Por këtë herë pa dallga dhe stuhi,
Trajta jote e pastër u formofsh në qetësi.

Si Adami i parë, për mua tokën lëkunde,
Si një vetëtimë verbuese qiellin e shkunde,
E prapë sot të mendoj në të ëmbla kujtime,
Si harta udhërrëfyese, të skalitura në zemrën time.

Dëgjoj një këngë, dhe më shfaqesh ti,
Lexoj një varg, atje je prapë ti,
Të shoh në fotografi, sikur më afrohesh.
Se në shpirtin tonë kurrë s’do harrohesh.

Related Posts

Irani sulmon bazën amerikane me raketa balistike

23 June, 2025

Trump kërcënon Rusinë: “Jemi gati të lëshojmë armën më vdekjeprurëse të ndërtuar ndonjëherë”

23 June, 2025

Zbulohet çfarë e shkaktoi zjarrin në apartamentin 500 mijë eurosh të Françeska Muratit

23 June, 2025

Atentat vrasje ndaj presidentit ukrainas, Zelenskyt në Poloni — zbardhet ngjarja

23 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Kiara Tito ndan pamjet mahnitëse nga shtëpia e saj e re me Luiz Ejllin (Video)

Feançeska Murati bën reagimin e *çuditshëm* pasi shtëpia e saj 500 mijë euroshe përfundoi në flakë

Irani sulmon bazën amerikane me raketa balistike

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.