Alarm para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

Rei Manaj është bërë shqetësimi kryesor për trajnerin Silvinjo në prag të përballjes kundër Serbisë, pasi sulmuesi i Kombëtares është shtruar në spital për shkak të temperaturës së lartë që po kalonte ditët e fundit.

Prej dy ditësh, lojtari i Sivaspor ka munguar në seancat stërvitore të ekipit kombëtar, i cili vijon përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit”.

Gjatë ditës së djeshme, kuqezinjtë zhvilluan seancën e katërt stërvitore, ndërsa Manaj u stërvit i diferencuar nga pjesa tjetër e grupit.

28-vjeçari vjen pas një sezoni shumë të mirë në aspektin personal me Sivaspor, ku shënoi 12 gola dhe dha 5 asistime në kampionat, duke u aktivizuar në 27 ndeshje.

Për momentin, gjendja e tij shëndetësore është e vetmja pikëpyetje për Silvinjon, i cili po përgatit ekipin për ndeshjen e tretë kualifikuese drejt Kupës së Botës, pas grumbullimit të 3 pikëve në dy sfidat e para.