Rrëzohet keq nga gomari konkurrentja e “Ferma VIP”, ja si është gjendja e saj (VIDEO)

Një episod që mund të përfundonte keq është regjistruar në reality show-n “Ferma VIP”.

Konkurrentja Nenna vendosi të bënte një xhiro me gomarin e fermës, Ozzi.

Por aventura e saj mori një kthesë të papritur dhe të rrezikshme: në një moment, gomari bëri një lëvizje të befasishme, duke e rrëzuar atë në tokë.

Për fat të mirë, gjithçka përfundoi pa pasoja serioze.

Nuk jam vrarë jo. Jam mësuar unë,” u shpreh Nenna, duke i qetësuar konkurrentët e tjerë që u shqetësuan nga pamja.

Mesa duket, përvoja në fermë po i mëson të gjithë se përballja me situata të papritura është pjesë e lojës… dhe jetës!