Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Konfirmohet rasti i parë i murtajës tek kafshët në Shqipëri

LokimagazineLokimagazine4 June, 2025

Autoritetet shqiptare kanë konfirmuar rastin e parë të murtajës së ruminantëve të vegjël (PPR) në vend, një sëmundje ngjitëse që prek kafshët e imta, si delet dhe dhitë.

Rasti është identifikuar në një fermë mbarështimi të caprinëve në njësinë administrative Postribë, në qarkun Shkodër.

Mostrat e marra nga Shërbimi Veterinar në terren janë analizuar në laboratorin referencë të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), i cili ka konfirmuar praninë e virusit PPR.

Menjëherë pas verifikimit të rastit, janë zbatuar të gjitha masat e parashikuara nga legjislacioni përkatës dhe Plani Kombëtar i Kontigjencës për PPR, për të kontrolluar dhe menaxhuar situatën në terren.

Autoritetet veterinare u bëjnë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta që të respektojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë çdo lëvizje të kafshëve brenda dhe jashtë fermave.

Në rast se vërehen simptoma të dyshimta si: temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre ose ngordhje e papritur, këshillohet që të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal ose të kontaktohet numri falas 0800 3366.

Sqarim për publikun: Nuk ka rrezik për shëndetin e njeriut

Në njoftimin zyrtar theksohet se murtaja e ruminantëve të vegjël nuk është një sëmundje zoonotike, pra nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik. Megjithatë, përhapja e saj mes kafshëve paraqet sfidë për sektorin bujqësor dhe mirëqenien e blegtorëve.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në bashkëpunim me strukturat përkatëse lokale dhe kombëtare, njofton se do të vijojë ndjekjen e situatës me vëmendje dhe do të informojë publikun në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Related Posts

Zbulohet çfarë e shkaktoi zjarrin në apartamentin 500 mijë eurosh të Françeska Muratit

23 June, 2025

Atentat vrasje ndaj presidentit ukrainas, Zelenskyt në Poloni — zbardhet ngjarja

23 June, 2025

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: “B-2 hynë dhe goditën Tiranën…më falni Teheran” (VIDEO)

23 June, 2025

Zjarr masiv përfshin ishullin grek të Hiosit

23 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Zbulohet çfarë e shkaktoi zjarrin në apartamentin 500 mijë eurosh të Françeska Muratit

Atentat vrasje ndaj presidentit ukrainas, Zelenskyt në Poloni — zbardhet ngjarja

“S’ka më dyshime!” Loredana shtatzënë? Ky detaj ka bindur fansat

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.