Presidenti Donald Trump është bërë *sërish* viral në rrjetet sociale. Në Dhomën Ovale, një aparat fotografik i ka kapur ekranin e telefonit të tij. Mendoni se kishte familjen? Gruan, fëmijët apo nipërit dhe mbesat?
Epo e keni gabim! Në ekranin e telefonit të tij, Trump ka vendosur një foto të vetes!
Poza është shkëputur nga një moment kur presidenti po i drejtohej mediave, duke i drejtuar gishtin tregues.
Ai e ka pasur foton në “Lock Screen” që nga viti 2023, kur iu pikas për herë të parë teksa luante golf.
Mesa duket, i pëlqen aq shumë saqë ka vendosur ta mbajë përgjithmonë.