Akuzat se organizoi vrasjen e gruas, deklarohet i pafajshëm Naim Murseli — Ja ç’tha para trupit gjykues

Naim Murseli, i akuzuar për planifikim të vrasjes së gruas së tij, Liridona Ademaj, është deklaruar i pafajshëm.

Murseli para trupit gjykues tha se, nëse akuzat e prokurores rezultojnë të sakta, ai do të kërkojë burgim të përjetshëm.

“Deklarohem i pafajshëm dhe sa i përket aktakuzës, dua të shpreh që nëse vërtetohet aktakuza, unë vetë kërkoj dënim me burgim të përjetshëm”.

Granit Plava nuk është deklaruar lidhur me fajësinë në këtë rast, ndërsa Kushtrim Kokalla është deklaruar i pafajshëm.

Edhe në seancën e parë të mbajtur më 31 janar 2025, Murseli mohoi fajësinë, Plava nuk u deklarua, ndërsa Kokalla zgjodhi të mos japë deklaratë pa u konsultuar me avokatin.